Kurse të gjuhës Gjermane në SIRA ACADEMY

Kurse Gjermanisht Prishtinë

Kurset tona gjuhësore ofrojnë mundesi të shkëlqyer për të përmirësuar në mënyrë sa më efikase njohuritë tuaja të gjuhës në një orar të përshtatshëm për ju, sipas metodave më moderne, në një atmosferë të këndshme.

Falë metodikave komunikative ju do të lexoni, dëgjoni, shkruani dhe flisni gjermanisht duke filluar nga orët e para të mësimit, pasi në mësimdhënien moderne të gjuhëve të huaja, si dhe në provimet aktuale gjuhësore para së gjithash janë këto katër aftësi, të cilat mësohen dhe testohen. Sistemi shkallë-shkallë i kursit ju mundëson zhvillim e mëtejmë të aftësive tuaja të gjuhës gjermane në mënyrë pasive (në të lexuar dhe në të dëgjuar) dhe aktive (në të shkruar dhe në të folur), si dhe perfeksionimin e tyre në të vazhdueshëm. Gjatë kurseve ju do të mund të hyni në atmosferë të vendeve gjermanofolëse dhe të përfitoni nga informatat e shumta mbi këto vende, të cilat nuk paraqesin vetëm informata interesante por janë edhe relevante për provim.

Kurset intensive (A1-C1)

Synimet mësimore dhe përmbajtja e kurseve tona bazohen në planprogramin e dizajnuar nga Hueber dhe i përgjigjen Kornizës Referencë të Përbashkët Evropiane (GER). Librin e punës e kemi zgjedhur të jetë Schritte International neu sepse është prej librave më praktik për të mësuar gjuhën.

Libri është i ndarë në Lektion dhe ka dy libra pra këto dy librat e mëposhtmë përbëjnë një nivel A1.

Schritte international A1.1

Schritte International neu A1.2

Librat janë të ndarë secili në nga 7 Lektione pra 14 Lektione gjithsej duhet të mësohen për të kompletuar nivelin A1. Kuptohet duhet domosdoshmërisht të plotësohet dhe libri i punës apo Arbeitsbuch, i cili është i përfshirë në këtë libër.

Në gjuhë ka praktikë dhe ska mendime që duhet mbajtur brenda, pra mjafton ato qka i mësoni ti vëni në praktikë

Kurse përgatitore për të gjitha provimet GOETHE dhe OSD

Synim i provimeve përgatitore është njoftimi i kursistëve me formatin e provimeve përkatëse.

Kurset për fëmijë

Në kurset për fëmijë synohet njohja e fëmijëve të moshës 6-15 vjeç me gjuhën gjermane  në mënyrë rekreative. Qëllimi është sensibilizimi dhe motivimi i hershëm i fëmijëve për gjuhën gjermane, në mënyrë që ata para fillimit të studimeve apo punësimit të mund të arrijnë aftësi kommunikative të gjuhës gjermane në nivel të lartë.

Oferta e kurseve në ‘SIRA ACADEMY’

Lloji i kursitOrë mësimore për një nivelOrë mësimore në javëKohëzgjatja e kursitÇmimi për nivel
 Intensiv
A11001010 javë170,00 €
A21201011javë200,00 €
B11401012 javë250,00 €
B2.1140169 javë350,00 €
B2.2140169 javë350,00 €
C1.1140169 javë350,00 €
C1.2140169 javë350,00 €
Përgatitje për provim
PT A140102 javë70,00 €
PT A240102 javë90,00 €
PT B140102 javë110,00 €
PT C140162 javë110,00 €
PT TestDaF40162 javë110,00 €
 Kurse për fëmijë
Për fëmijëNë kurset për fëmijë synohet njohja e fëmijëve me gjuhën gjermane në mënyrë rekreative3/4Regjistrimi i hapur

Në çmim janë të përfshira të gjitha materialet mësimore (libra, etj.) 

Porosit Librat Tani

Translate »